18 Shtator 2024, 13:57
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha gjatë një konferencë për media ditën e sotme është shprehur se mercenarët e organizatës kriminale SPAKU i Partisë, fshehin një të vërtetë tjeter kapitale në këtë proces: Ligji Nr.9235, datë 29.7.2004, PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS neni 7, që titullohet: pronat që nuk kthehen, në pikën 1 të këtij neni, rreshtohen te gjitha pronat publike dhe shtetërore që nuk kthehen.
Gjithashtu Berisha theksoi se ligji bazë i kthimit dhe kompensimit të pronave ndalon çdo tjetërsim të pronës publike apo shtetërore në pronësi apo përdorim të dikujt tjetër përveç pronarit të shpronësuar. Më tej Berisha tha se në këtë kuadër, Klubin Partizani ua kthyen pronarëve ministrat socialistë që propozuan tjetërsimin e pronësisë të këtij klubi për një subjekt tjetër privat jo pronar.
"Së dyti, mercenarët e organizëtes kriminale Skapi i Partisë, fshehin një të vërtetë tjeter kapitale në këtë proces: Ligji Nr.9235, datë 29.7.2004, PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS neni 7, që titullohet: pronat që nuk kthehen, në pikën 1 të këtij neni, rreshtohen te gjitha pronat publike dhe shtetërore që nuk kthehen. Kurse në pikën 2 të tij, ky nen sanksionon se: në rast se pronat e paluajtshme që përfshihen në piken 1 të këtij neni, propozohen për t’u tjetërsuar, ato i kalojnë subjekteve të shpronësuara. Pra, edhe njëherë çdo propozim për tjetërsim pronësie per pronat publike apo shtetërore, që sipas ligjit 9235, nenit 7/1, nuk kthehen, në pikën 2 të këtij neni, ky ligj detyron që këto prona t’ju kthehen vetëm pronarëve legjitimë të shpronësuar, në rastin konkret toka iu kthehet të shpronësuarve në qoftë se ato propozohen për tjetërsim.
Pra, ligji bazë i kthimit dhe kompensimit të pronave ndalon çdo tjetërsim të pronës publike apo shtetërore në pronësi apo përdorim të dikujt tjetër përveç pronarit të shpronësuar. Shtoj këtu se mercenaret e organizatës kriminale Skapi i Partisë injorojnë në këtë rast faktin se pronaret legjitimë të territorit të Klubit Partizani, të shpronësuar nga regjimi komunist, kanë paraqitur nga viti 1995 gjer në vitin 2005 në mënyrë të peësëritur kërkesën pranë autoriteteve zyrtare për ushtrimin e të drejtës së njohur me ligj dhe vendime të KKKP për parablerjen e objekteve të Klubit Partizani të ndërtuara mbi tokeë e tyre.
Veç kësaj, ligji 9235, neni 7/2, nuk thotë çdo tjetërsim i pronësisë e rikthen tokën, pronën, tek i shpronësuari, por thotë çdo propozim i tjetërsimit të pronësisë. Pra është propozimi i tjetërsimit të pronësisë dhe jo realizimi i tjetërsimit, momenti që detyron automatikisht rikthimin e tokës te i shpronësuari. Në këtë kuadër, Klubin Partizani ua kthyen pronarëve ministrat socialistë që propozuan tjetërsimin e pronësisë të këtij klubi për një subjekt tjetër privat jo pronar. Kështu pra nuk është Sali Berisha që ka propozuar privatizimin e Klubit Partizani, por janë ministrat socialistë Angjeli, Klosi e Majko. Mirëpo kjo e vërtetë nuk iu intereson prokurorëve politikë të prokurorisë private të Edi Ramës ndaj dhe fshehin emrat e ministrave që propozuan, dhe momentin e propozimit të tyre sepse ato iu përmbysin që në fillim piramidën e tyre të mashtrimit," tha Berisha.
sali berisha
6db42374 12c5 48c2 9e7d 8c98456a2856
c4452ec8 9c7b 4ef3 b2a0 ba8246622ab8
Politike
18 Shtator 2024, 13:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme ësht&...
Politike
18 Shtator 2024, 13:38
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani. Beri...
Politike
18 Shtator 2024, 13:21
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dit...
Politike
18 Shtator 2024, 13:21
M.B
Gerti Bogdani
TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Mandateve është ndërprerë pas lajmit për ndarjen nga jeta të is...
Politike
18 Shtator 2024, 12:07
M.B
Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi
TIRANA- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë D...
Politike
18 Shtator 2024, 11:59
M.B
Fjoralba Dizdari
TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka dalë sot në nj&...
Politike
18 Shtator 2024, 11:44
E. D
Edi Rama dhe Christopher Cavoli
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka zhilluar një talim me komandantin e Komandës Euro...
Politike
18 Shtator 2024, 09:50
M.B
Konferenca
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativë...
Politike
18 Shtator 2024, 09:46
M.B
Projektet
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me projektet fituese të konkursit të kombëtar të Korporatës ...
Politike
18 Shtator 2024, 08:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nis sot konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA&nd...