Politike

"E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!"/ Salianji për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Bogdani: Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike...

Me një postim në rrjete sociale deputeti thotë se është tronditur nga lajmi.

18 Shtator 2024, 14:17 Nga S.B
"E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!"/ Salianji për
Gerti Bogdani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. Me një postim në rrjete sociale deputeti thotë se është tronditur nga lajmi.

Salianji e cilëson Bogdanin si një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!

Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë!

Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti!

gerti bogdani ervin salianji

Sondazh

Poll