Politike

"Krijoi një model pozitiv për të rinjtë"/ Meta për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani: Humbje e pazëvendësueshme

Me tej Meta shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e ish-deputetit.

18 Shtator 2024, 14:02 Nga S.B
"Krijoi një model pozitiv për të rinjtë"/ Meta
Gerti Bogdani

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. Meta shprehet se Bogdani krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur që të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Me tej Meta shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e ish-deputetit. Meta e cilëson ndarjen nga jeta të Bogdanit si një humbje të pazëvendësueshme.

Reagimi i plotë:

Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!

gerti bogdani ilir meta

Sondazh

Poll