Aktualitet

Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani

Pasi mësuan për lajmin e ndarjes nga jeta të Bogdanit, deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e grupit dhe janë nisur me urgjencë në QSUT.

18 Shtator 2024, 13:06 Nga M.B
Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së Gerti
Gerti Bogdani

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Mësohet se Bogdani ka pësuar arrest kardiak në ambientet e hotel Rogner në Tiranë. Ai ka lënë pas dy fëmijët, Ajrën dhe Reinartin, si edhe bashkëshorten, aktivisten Edlira Çepani.

Pasi mësuan për lajmin e ndarjes nga jeta të Bogdanit, deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e grupit dhe janë nisur me urgjencë në QSUT.

gerti bogdani

Sondazh

Poll