Politike

"Kursehen miliona euro në vit", ndërtimi i zyrave të reja për administratën, Rama publikon pamjet e projekteve fituese: Shteti përfiton në rolin e pronarit

Ai tregon se janë 4 projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale.

18 Shtator 2024, 09:46 Nga M.B
"Kursehen miliona euro në vit", ndërtimi i zyrave të
Projektet

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me projektet fituese të konkursit të kombëtar të Korporatës Shqiptare të Investimeve. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se përmes AIC, shteti përfiton në rolin e pronarit.

Ai tregon se janë 4 projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale. Sipas Ramës, në këtë mënyrë kursehen miliona euro në vit, që sipas tij shkojnë për zyra me qira.

“MIRËMËNGJES dhe me projektet fituese të të parit konkurs ndërkombëtar, ku shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), përfiton në rolin e pronarit, katër projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale, duke kursyer kësisoj miliona euro në vit që shkojnë për zyra me qera e duke krijuar gjithashtu një platformë të re zhvillimi të pronës publike, sipas modeleve më të mira europiane, si edhe transformimi të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll