18 Shtator 2024, 09:50
Nga M.B
Konferenca
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5) me në fokus zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s për vendet partnere.
Gjatë fjalës së tij në konferencë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, tha se Kosova duhet të jetë pjesë e konferencës dhe vendi i saj është në tavolinën e mbledhur sot. Ai ka shtuar se duhet bashkëpunim dhe mosrënie pre e palëve të treta që duan përçarje, ndërsa evidentoi se NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme dhe roli i tyre në rajon është i pazëvendësueshëm.
"Mirë se erdhët në Tiranë. Siguria nuk njeh kufi. Duke forcuar ndërveprimin rrisim kapacitetet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në raste agresioni. E domosdoshme të avancojmë parimet që i ritëm me shumë mund, dhe të mos vetëkënaqemi nga çfarë kemi arritur. E rëndësishme të mos biem pre e ndërhyrjeve të palëve të treta që duan të na përçajnë, e duhet t’i përgjigjemi me një front të përbashkët. Historia nuk ka qenë bujare me rajonin tonë, por nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës.
Kosova e ka vendin në këtë tavolinë. Në një botë që ndërlidhet më shumë është e domosdoshme të punojmë bashkë. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme", tha Vengu.
Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Arben Kingji komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli të cilët gjithashtu mbajtën secili fjalën.
"Misioni ynë nuk mbaron me anëtarësimin në NATO. Morëm përsipër për të kontribuuar në Irak. A5 platformë bashkëpunimi, krijimi i kushteve për bashkimin të Kosovës do të sjellë një vlerë të shtuar për iniciativën dhe bashkëpunimin rajonal", tha Gjeneralmajor Arben Kingji.
"Jemi të kënaqur që jemi në Tiranë, faleminderit zoti Begaj dhe ministri Vëngu që na lejuat të ishim këtu. Rajoni është një pjesë kritike e Europës. Konferenca, themel dhe punë që të çojmë para për një të ardhme me prosperitet", tha Gjeneral Christopher G. Cavoli.
Ministri Pirro Vëngu: Mirë se erdhët në Tiranë. Siguria nuk njeh kufi. Duke forcuar ndërveprimin rrisim kapacitetet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në raste agresioni. E domosdoshme të avancojmë parimet që i ritëm me shumë mund, dhe të mos vetëkënaqemi nga çfarë kemi arritur. E rëndësishme të mos biem pre e ndërhyrjeve të palëve të treta që duan të na përçajnë, e duhet t’i përgjigjemi me një front të përbashkët. Historia nuk ka qenë bujare me rajonin tonë, por nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës.
Kosova e ka vendin në këtë tavolinë. Në një botë që ndërlidhet më shumë është e domosdoshme të punojmë bashkë. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme.
nato
Politike
18 Shtator 2024, 09:46
M.B
Projektet
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me projektet fituese të konkursit të kombëtar të Korporatës ...
Politike
18 Shtator 2024, 08:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nis sot konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA&nd...
Politike
18 Shtator 2024, 07:45
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me disa shqi...
Politike
17 Shtator 2024, 21:07
N.F
Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti, Fredi Beleri ka ardhur drejt Strasburgut ku ka mbajtur fjalën e tij për herë të parë në Parla...
Politike
17 Shtator 2024, 20:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar me tonë të ashpra Edi Ramën dhe Erion Veliajn për abu...
Politike
17 Shtator 2024, 20:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka kritikuar projektin e Edi Ramës për ndërtimin e kullave për administratën...
Politike
17 Shtator 2024, 20:40
I.A
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka e quajtur kryeministrin Edi Rama si “hajdut” dhe “njeriun më të...
Politike
17 Shtator 2024, 20:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë tubimit qytetar e ka përshkruar Edi Ramën si hajdutin më të madh n&eum...
Politike
17 Shtator 2024, 20:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te asambleja e fundit e PS-së, ku sipas tij Ed...
Politike
17 Shtator 2024, 19:10
N.F
Evis Kushi
TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Univ...