Politike

Çështja e mandatit/ Bardhi: Siç mbrojtët Xhaçkën, do mbroni edhe Sinajn

Gjithashtu Bardhi i konsideroi si përralla deklaratat e bëra nga Sinaj, duke shtuar se kur kompanitë e tij bëjnë akte pozitive, deputeti i di dhe merr meritat, ndërsa kur shkelet ligji, ai nuk di gjë.

18 Shtator 2024, 13:21 Nga DOSJA
Çështja e mandatit/ Bardhi: Siç mbrojtët
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve ditën e sotme tha se deputeti socialist Vullnet Sinaj duhet të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi në shkelje të Kushtetutës, ka përfituar fonde publike.

Gjithashtu Bardhi i konsideroi si përralla deklaratat e bëra nga Sinaj, duke shtuar se kur kompanitë e tij bëjnë akte pozitive, deputeti i di dhe merr meritat, ndërsa kur shkelet ligji, ai nuk di gjë.

“Mungesë totale respekti ndaj Kushtetutës. Ju mbrojtët Olta Xhaçkës, do të mbroni edhe Vullnet Sinajn. Vjen këtu edhe na thua ndërtova banesën e dikujt apo ndihmova kaq familje në nevojë, ti hajde këtu dhe jep llogari për shkeljen e Kushtetutës. Mund të vish dhe të na thuash jo e bleva votën e dikujt ditën e zgjedhjeve, jo e blera dy muaj para zgjedhjeve”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll