Politike

FOTO/ Ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell takim me shqiptarët në Detroit: Ata e dinë, Trump do të jetë presidenti i SHBA-ve

Zhvillimin e këtij takimi e ka bërë me dije vetë Grenell teksa ka postuar disa fotografi në rrjetin social 'Instagram' ku shihet me një grup të shqiptarëve në Amerikë duke drekuar.

18 Shtator 2024, 07:45 Nga M.B
FOTO/ Ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi,
Foto nga takimi

SHBA- Ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me disa shqiptarë në Detroit të Michigan. Zhvillimin e këtij takimi e ka bërë me dije vetë Grenell teksa ka postuar disa fotografi në rrjetin social 'Instagram' ku shihet me një grup të shqiptarëve në Amerikë duke drekuar. Krahas fotove, Grenell shkruan se shqiptaro-amerikanët e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm i SHBA-ve.

“Shqiptaro-amerikanët, në Detroit e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm”, ka shkruar Grenell.

Disa muaj më parë Grenell deklaroi se diaspora shqiptare duhet të votojë për Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit për presidentin e SHBA-së. Ai pati shtuar se gjithnjë ka pasur shqetësime për ato qeveri që armatosen për të shtypur armiqtë politikë. Gjithashtu në muajin mars, Grenell tha se mjafton të shohësht përreth, luftërat dhe situatat e tensionuara për të marrë përgjigje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

richard grenell

Sondazh

Poll