17 Shtator 2024, 20:55
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar me tonë të ashpra Edi Ramën dhe Erion Veliajn për abuzim me pushtetin, vjedhje të përmasave të mëdha dhe favorizim të interesave të tyre personale përmes shpërdorimeve financiare dhe projekteve të dyshimta. Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve për guxim dhe për të nisur një protestë masive për të përmbysur këtë qeveri, duke theksuar se ata që janë në pushtet janë të dobët dhe të korruptuar.
"Po ku ngopesh ti mor, ti nuk ngopesh kurrë? I thotë Erion Veliajt në këtë mbledhje, ti je i vetëm në botë Erion që një bashki me 12 mijë vetë, me 350 milionë euro buxhet, ia dorëzove 5D-ve, ia dorëzove hajdutëve. Po çfarë i thua dot ti atij mo, po ai thotë që i dorëzove 48 miliardë euro shpërdorimit, vjedhjes, abuzimit. Po ata 5 hajdutët e vjedhjes 100 përqind të Erion Veliajt janë xhuxhë në krahasim me Lubinë, me Agaçin, me Edi Ramën, me Gonxhen, Maznikun. Dhe i thotë, se Erioni kapardiset aty e i thotë, zoti Rama apo shoku, nuk e di se si i tha, të them se aeroplani im do punojë me dy motorë, njëri i Erion Veliajt dhe tjetri i Edi Ramës.
Dhe Edi Rama, haha i tha, zbrit pak poshtë se kur të rrëzohet aeroplani, të bën copa. Absolutisht këto fjalë, ky është kodi i hajdutëve, kodi i mafiozëve. Pra miq, mbledhjet ishin, më mbroni nga hajnia. Mbledhjet ishin mbroni Olsin nga hajnia. Mbledhjet ishin Lubinë nga vjedhjet. Asambleistët përcollën me përçmim përveç Petro Koçit, që u ngrit, doli në rrugë, të tjerët nënqeshën, kurse ministrat, Zeusin e tyre e adhuronin vetëm e vetëm se i lë të vjedhin si atë. E bëra këtë ekspoze para jush miq, për t’u thënë shqiptarëve se ju nuk u mungon guximi, për t’u thënë të gjithë shqiptarëve se këta që keni përpara si pushtet, këta janë një kalbësirë që shemben me sulmin e parë, me guximin e parë, me protestën e parë. Të gjithë në këmbë, të gjithë në betejë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore," tha Berisha.
sali berisha
Politike
17 Shtator 2024, 20:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka kritikuar projektin e Edi Ramës për ndërtimin e kullave për administratën...
Politike
17 Shtator 2024, 20:40
I.A
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka e quajtur kryeministrin Edi Rama si “hajdut” dhe “njeriun më të...
Politike
17 Shtator 2024, 20:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë tubimit qytetar e ka përshkruar Edi Ramën si hajdutin më të madh n&eum...
Politike
17 Shtator 2024, 20:30
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te asambleja e fundit e PS-së, ku sipas tij Ed...
Politike
17 Shtator 2024, 19:10
N.F
Evis Kushi
TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Univ...
Politike
17 Shtator 2024, 17:18
N.F
Belinda Balluku
DIBËR- Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bulevardit kryesor. Investimi po realizoh...
Politike
17 Shtator 2024, 16:05
N.F
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ditën e sotme ka marrë pjesë n&eu...
Politike
17 Shtator 2024, 15:29
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetar...
Politike
17 Shtator 2024, 14:52
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën a...
Politike
17 Shtator 2024, 13:48
S.B
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në fjalën e tij në Komisionin e Medias, nuk i ka kursyer kritikat nda...