17 Shtator 2024, 20:30
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te asambleja e fundit e PS-së, ku sipas tij Edi Rama i ka kërkuar socialistëve ta mbrojnë nga akuzat e opozitës për vjedhje, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’ u shpreh se Ramën nuk e mbron dot njëri pasi ka ndërtuar vilën e tij me 57 m themele të gjata.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtës të kauzës së lirisë, dinjitetit dhe shpresës së fitores së shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë oratorët që çdo natë këtu në parlamentin e fjalës së lirë, me të vërtetat që kanë paraqitur para Shqipërisë dhe shqiptarëve, i kanë kallur datën, i kanë nxirë fytyrën hajdutëve më të këqinj që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj. Të dashur miq, në mbledhjen e fundit të asamblesë së krimit, Edi Rama i lemeritur nga kjo, u thotë asambleistëve se ju jeni humbameno, se ju nuk jeni kërrkushi, se ju nuk më mbroni.
Se ju akuzojnë për hajdutë dhe më akuzojnë për hajdut. Se ju nuk reagoni. Të gjitha këto bëmë që njerëzit të ulin kokën. Bënë që njerëzit që dëgjonin të qeshnin me vete dhe të thoshin, Edi Rama me skuadrën tënde kriminale qeveri, jeni të pambrojtshëm. Po si mund të të mbrojë ty kush o hajdut kur ke ndërtuar vilën 57 metra themele të gjata? Kur ke ndërtuar vilën me 5 mijë metra katrorë oborr park dhe ke pasur të deklaruara në ILDKP o hajdut gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë? Po ku mund të mbrohesh ti o vjedhës ordiner që vjedh në çdo gjë?
Si mund të pretendosh të mbrohesh kur ty përfaqësia e OSBE në Tiranë në një raport sekret që rrodhi në media, të deklaroi pronar të 200 milionë eurove të vjedhura, të depozituara në bankat offshore? Po si mund të mbrohesh ti, kur ditën e martesës të del pallati në pajë 5-katësh pa asnjë faturë ndërtimore, doganore, bankare, tatimore?
Ta solli zonja në pajë pallatin 5-katësh në sheshet e pallateve. Dhe kur u pyet ku janë, nga se u ndërtua ky, para gjaku. Ajo e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Kurse për vilën, paratë e ‘Kurbanit’. O hajdut, po çfarë i kujton ti shqiptarët, budallenj," tha Berisha.
sali berisha
Politike
17 Shtator 2024, 19:10
N.F
Evis Kushi
TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Univ...
Politike
17 Shtator 2024, 17:18
N.F
Belinda Balluku
DIBËR- Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bulevardit kryesor. Investimi po realizoh...
Politike
17 Shtator 2024, 16:05
N.F
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ditën e sotme ka marrë pjesë n&eu...
Politike
17 Shtator 2024, 15:29
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetar...
Politike
17 Shtator 2024, 14:52
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën a...
Politike
17 Shtator 2024, 13:48
S.B
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në fjalën e tij në Komisionin e Medias, nuk i ka kursyer kritikat nda...
Politike
17 Shtator 2024, 13:24
M.B
Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Edi Rama
BRITANI- Kryeministrit britanik, Keir Starmer, i është kërkuar që të mos zëvend&eum...
Politike
17 Shtator 2024, 12:59
M.B
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti i Demokracisë së Re, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri, ka mbaj...
Politike
17 Shtator 2024, 12:02
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot se nuk ndihet i shqetësu...
Politike
17 Shtator 2024, 11:20
r.ll
edi rama
TIRANË- Në Shqipëri do të zhvillohet konkursi për ndërtimin e godinave të reja për administratën publ...