Aktualitet

U sekuestruan pas hetimeve për Oltion Bistrin/ Shoqëria “Arlis Ndërtim” i kërkon Gjykatës së Posaçme rimarrjen 5 apartamente

Kjo kërkesë e tyre ka të bëjë me sekuestrimin e 5 apartamente në total, pasuri për të cilat, avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK.

17 Shtator 2024, 16:59 Nga N.F

U sekuestruan pas hetimeve për Oltion Bistrin/ Shoqëria “Arlis

TIRANË- Shoqëria “Arlis Ndërtim”, përmes mbrojtësit ligjor i është drejtuar ditën e sotme Gjykatës së Posaçme ku i ka kërkuar rimarrjen e pronave të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri.

Kjo kërkesë e tyre ka të bëjë me sekuestrimin e 5 apartamente në total, pasuri për të cilat, avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK. Sipas shoqërisë “Arlis”, ish-shefi i operacionales kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje bëri edhe pagesën për to, por pas disa kohësh kërkoi prishjen e kontratës.

Pasuritë u sekuestruan nga Struktura e Posaçme, përgjatë procedurës hetimore, ku rezultoi se pronat ishin pjesë e pasurisë se Bistrit.  Këtij te fundit iu sekuestruan apartamente dhe dyqane me vlere totale rreth 3.1 milionë euro, për llogari të hetimeve që po kryhen për dosjen “Metamorfoza”. Seanca në Gjykatën e Posaçme për këtë çështje u shty në datë 1 tetor në orën 12:00, pas kërkesës se përfaqësuesve te kompanisë për t’u njohur me aktet.

spak oltion bistri shoqëria “arlis ndërtim”

Sondazh

Poll