Aktualitet

EMRI/ Ankimoi vendimin për vendosjen në regjimin 41 biss, Apeli i GJKKO-së rrëzon të dënuarin me burgim të përjetshëm

Kaloshi kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por togat e zeza e lanë në fuqi duke vendosur që i burgosuri të qëndroi në regjimin e posaçëm 41 biss në burgun e sigurisë së lartë.

17 Shtator 2024, 14:05 Nga M.B
EMRI/ Ankimoi vendimin për vendosjen në regjimin 41 biss, Apeli i
Anterio Kaloshi

TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën për daljen nga regjimi i posaçëm 41 biss të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi. Kaloshi kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por togat e zeza e lanë në fuqi duke vendosur që i burgosuri të qëndroi në regjimin e posaçëm 41 biss në burgun e sigurisë së lartë.

Ai u vendos në regjimin e posaçëm me një vendim të Ministrisë së Drejtësisë më 2 mars, pasi dyshohej se nga qelia e burgut mbante kontakte me njerëz të botës së krimit. Kaloshi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, në vitin 2017 në Lushnjë.

Njoftimi i gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 164 akti, datë 18.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të dënuarit/ankues A.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit A.K.” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

anterio kaloshi

Sondazh

Poll