Aktualitet

"Skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare"/ Policia thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”

Apelohet për prindërit që të tregojnë kujdes me fëmijët, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund të tërhiqen para nga llogaria e tyre.

17 Shtator 2024, 15:05 Nga S.B
"Skemë për marrjen e të dhënave të llogarive
foto ilustruese

TIRANË- Policia i ka bërë thirrje qytetarëve ditën e sotme që të kenë kujdes në përdorimin e aplikacionit “PLINKO”. Sipas policisë ky aplikacion reklamon lojëra online ku përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.

Kjo skemë sipas policisë është për marrjen e të dhënave të llogarive bankare. Apelohet për prindërit që të tregojnë kujdes me fëmijët, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund të tërhiqen para nga llogaria e tyre.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”

Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.

Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.

Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj.

MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!

MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!

plinko

Sondazh

Poll