Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj/ SPAK jep pretencën për personat e përfshirë, 11 vite burg për Ramazan Rrajën, ja sa përfiton nga gjykimi i shkurtuar

Ndërkohë për Julian Pjetrin SPAK ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 5 vite burg.

17 Shtator 2024, 14:29 Nga M.B
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj/ SPAK jep pretencën për personat e
Ramazan Rraja

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për personat e dyshuar të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. SPAK kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Për Genti Nderjaku kërkon dënim me 9 vite burg, i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg, për Bashkim Haxhian, kërkon 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg dhe për Endrit Sinanin, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, përfundimisht me 5 vite burg. Ndërkohë për Julian Pjetrin SPAK ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 5 vite burg.

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë së bashku me Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, Andi Maloku. Për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë persona që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

ramazan rraja

Sondazh

Poll