Sport

Mesfushori kuqezi Kristijan Asllani rinovon kontratën me Interin deri në vitin 2028

Mesfushori shqiptar ka zgjatur edhe për një sezon marrëveshjen e tij me zikaltrit që skadon në vitin 2027

17 Shtator 2024, 07:30 Nga DOSJA

Mesfushori kuqezi Kristijan Asllani rinovon kontratën me Interin deri

ITALI - Pas barazimit me Monzën dhe dy ditë para debutimit në Champions League kundër Manchester Cityt, Interi njoftoi rinovimin e kontratës së Kristjan Asllanit. 

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Kristjan Asllani: mesfushori i lindur në vitin 2002 do të jetë me zikaltrit deri më 30 qershor 2028 ”, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp. 

Asllani u ble nga Empoli për një shumë prej rreth 15 milionë euro në verën e vitit 2022. Në pak më shumë se dy sezone ai bëri 64 ndeshje dhe shënoi një gol për zikaltrit. Inzaghi ia dha rolin e zëvendësit Calhanoglu dhe në Monza e nisi si titullar falë mini-xhiros së trajnerit të Interit.

Asllani: "Shkëlqyer, shihemi në San Siro"

Fjalët e para të Asllanit, pas rinovimit të kontratës, në kanalet sociale të klubit: “Jam shumë i lumtur që vazhdoj këtë aventurë me ju, shihemi së shpejti në San Siro”, ka thënë mesfushori në një mesazh drejtuar tifozëve zikaltër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll