Sport

Superiorja/ Tekniku Daja gjen fitoren e parë me Dinamon... Tirana arrin një "rekord": pesë ndeshje, pesë barazime!

Dinamo fiton 2-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa bardheblutë e Shkëmbit arrijnë barazimin e pestë, 1-1 mbyllet ndeshja e tyre ndaj Elbasanit.

16 Shtator 2024, 22:08 Nga DOSJA

Superiorja/ Tekniku Daja gjen fitoren e parë me Dinamon... Tirana arrin

TIRANE - Pas sfidës Laçi - Partizani (1-1), në mbrëmje mbyllet java e pestë e Abissnet Superiores. Në Elbasan Arena, Dinamo City e Ilir Dajës u përball me Skënderbeun, ndërsa në Air Albania, bardheblutë e Tiranës u ndeshën AF Elbasani.

Kështu, në Elbasan Arena, blutë e Dinamo Cityt kanë regjistruar fitoren e parë, nën drejtimin e “djalit të shtëpisë”, Ilir Daja, teksa ka mundur 2-1 Skënderbeun, me golat e Zabërgja (6’) dhe në kohën e shtuar nga Itodo (90’+1), ndërsa për miqtë golin e “nderit” e shënoi Rashica (54’) nga pika e penalltisë.

E luftuar ishte përballja në Air Albania, mes Tiranës dhe Elbasanit, që u mbyll në barazim me shifrat 1-1. Fatet e sfidës u përcaktuan që në pjesën e parë, me golat që u realizuan nga Edison Kola (23’) dhe Ze Gomes (25’).

Fund i takimit ishte dramatik, për Elbasanin akordohet një penallti, por Emiliano Musta humbet 11-metërshin, pasi goditja e tij ndalet nga portiere Gentian Selmani.

Superiorja/ Tekniku Daja gjen fitoren e parë me Dinamon... Tirana arrin

Falë këtyre rezultateve, Elbasani ngjitet në vendin e tretë, me 8 pikë, Dinamo në vendin e pestë, me 7 pikë, ndërsa Tirana dhe Skënderbeu zënë vendet shtatë dhe nëntë, me nga 5 e 4 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll