Sport

Fotografohet me Leo Messin: 14-vjeçari Sullivan ëndërron të ndjekë Lamine Yamal

Fenomeni i ri (i lindur në vitin 2009), i ka dhuruar vetes një foto me një nga idhujt e tij në fund të ndeshjes.

16 Shtator 2024, 13:00 Nga DOSJA

Fotografohet me Leo Messin: 14-vjeçari Sullivan ëndërron

SHBA - Njëri tregoi lojëra klasi dhe e vendosi ndeshjen me dy goditje dhe një asistim, tjetri mbeti në pankinë për ta admiruar. 

Lionel Messi dhe Cavan Sullivan, dy breza të ndryshëm që nuk mundën të konkurrojnë në ndeshjen ndërmjet Inter Miami dhe Philadelphia: argjentinasi është 37 vjeç, ndërsa rivali i tij vetëm 14 për talentin shumë të parakohshëm amerikan, i cili do t'i bashkohet Manchester Cityt sapo t’i vijë mosha.

Kush e di nëse ai do të drejtohet nga Pep Guardiola, i cili e bëri ‘Pleshtin’ të madh, duke dominuar skenën e futbollit botëror në 20 vitet e fundit së bashku me Cristiano Ronaldon. Ndërkohë, fenomeni i ri (i lindur në vitin 2009) i ka dhuruar vetes një foto me një nga idhujt e tij në fund të ndeshjes.

Një trashëgimi për t'u çmuar dhe parë shpesh me shpresën për t'u bërë një kampion i madh. Një imazh që mund të bëhet historik, si ai që është rikthyer në modë muajt e fundit, i cili portretizonte Leo Messin me të porsalindurin Lamine Yamal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll