Sport

Superiorja/ Laçi ndal Partizanin në Kurbin…

Në barazim 1-1 mbyllet ndeshja Laçi - Partizanim e vlefshme për javën e 5-të

16 Shtator 2024, 21:39 Nga DOSJA

Superiorja/ Laçi ndal Partizanin në Kurbin…

KURBIN - Laçi dhe Partizani kanë ndarë pikët në takimin e radhës të javës së 5-të të Superiores. Sfida ishte mjaft e balancuar në pjesën e parë, teksa rastet e pastra munguan nga të dyja skuadrat.

Pjesa e dytë u shoqërua me aksione të dyanshme, ku u shënuan në të dy portat. Goli i parë erdhi në minutën e 80-të të takimit, nga mesfushori sulmues Agim Zeka i Partizanit.

Por kjo nuk i mjaftoi “demave”, sepse pas vetëm gjashtë minutash, barazpesha u rikthye nga i sapofuturi Ballhysa, duke siguruar një pikë për kurbinasit.

Kështu Partizani shkon në kuotën e 8 pikëve pas 5 ndeshjes, ndërsa Laçi vazhdon të jetë në vendin e fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll