Sport

Sot Milan - Liverpool, Slot: “Milani për ne holandezët është klub i veçantë!

Nuk kishte aq shumë futboll në televizion sa ka tani, shumë holandezë e ndiqnin Milanin për këtë arsye, për të parë këta lojtarë të klasit botëror.

17 Shtator 2024, 06:58 Nga DOSJA
Sot Milan - Liverpool, Slot: “Milani për ne holandezët

ANGLI - Milan-Liverpul është një nga ndeshjet më interesante të formatit të ri të Champions League, që do të marrë jetë ditën e nesërme.

Arne Slot u fokusua në lidhjen e fortë mes Milanit dhe futbollit holandez, në prag të ndeshjes mes Liverpulit të tij dhe kuqezinjve në Champions League: "Gullit, Rijkaard dhe Van Basten? Ata ishin legjenda në Holandë, ishin pas mbërritjes së tyre në Itali.

Nuk kishte aq shumë futboll në televizion sa ka tani, shumë holandezë e ndiqnin Milanin për këtë arsye, për të parë këta lojtarë të klasit botëror. Për ata holandezë në moshën time, Milani është një klub i veçantë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Liverpulit në prag të ndeshjes kundër Milanit në Champions.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll