Politike

PS-PD në tryezë për Reformën Zgjedhore? Peleshi: Jam i hapur për takime me Bardhin, por nuk kemi një propozim konkret

Peleshi tha se nëse ka diçka konkrete është gati, por deri tani nuk ka ndonjë propozim.

16 Shtator 2024, 10:49 Nga M.B
PS-PD në tryezë për Reformën Zgjedhore? Peleshi: Jam i hapur
Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, tha sot se është i gatshëm që të ulet në një tryezë takimi me kreun e grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, për të diskutuar për reformën zgjedhore. Peleshi tha se nëse ka diçka konkrete është gati, por deri tani nuk ka ndonjë propozim.

“Jam i hapur për takime me Bardhin dhe këdo tjetër, nëse ka diçka konkrete nëse na lejon koha, patjetër. Por për hir të së vërtetës nuk kemi një propozim konkret, ta shohim pasi ta marrim”, u tha ai.

ps

Sondazh

Poll