16 Shtator 2024, 08:20
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Nëntë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në kushtet e flagrancës duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Sharrë. Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar "Joker". Arrestohen në flagrancë 9 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Sharrë. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Joker". Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
- D. Xh., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal;
- O. M., 35 vjeç, E. H., 23 vjeç, A. Xh., 30 vjeç, L. Q., 22 vjeç, E. Gj. 33 vjeç, E. H., 24 vjeç, E. K., 33 vjeç, dhe J. Ç., 39 vjeç, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, 9 shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi D. Xh., në rrugën "Llambi Zeçishti", në Sharrë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
tirana
Aktualitet
16 Shtator 2024, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqipta...
Aktualitet
16 Shtator 2024, 07:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk...
Aktualitet
15 Shtator 2024, 21:44
r.ll
TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme në një nga marketet e kryeqytetit. Sipas ...
Aktualitet
15 Shtator 2024, 19:20
r.ll
gruaja me femijen
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në kryqytet. Një grua është shpallur në ...
Aktualitet
15 Shtator 2024, 19:16
Elton Qyno
erjon alibej
TIRANË- Mes planeve të shumtë dhe sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen e Erjon Alibej në Elbasan, orga...
Aktualitet
15 Shtator 2024, 18:25
r.ll
foto ilustruese
MAL I ZI- Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me...
Aktualitet
15 Shtator 2024, 18:09
S.B
pamje nga ngjarja
ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar dhe shoqëruesja e tij 37-vjeçare italiane janë arrestuar ditën e dje...
Aktualitet
15 Shtator 2024, 17:27
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në Unazën e Madhe n&eum...
Aktualitet
15 Shtator 2024, 17:04
r.ll
foto ilustruese
SHKOPET- Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh, ndësa ka sjellë probleme në aksin rrugor Skuraj-Bur...
Aktualitet
15 Shtator 2024, 16:48
S.B
pamje nga ngjarja
LUSHNJË- Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se mje...