Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Kjo situatë vjen si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas europën qëndrore.

16 Shtator 2024, 07:13 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas europën qëndrore.

Thënë kjo, masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C,

në vendet e ulëta: 14 / 23 °C,

në vendet malore: 9 / 17 °C.

 

moti

Sondazh

Poll