Aktualitet

Baste online përmes celularit, arrestohet pronari i një lokali në Elbasan, hetim në gjendje të lirë për një 49-vjeçar

Mësohet se në pranga u vu pronari i lokalit, Dhimitër Kristo, 60-vjeç, si dhe referuan materialet në prokurori për E.P., 49-vjeç, banues në Elbasan.

16 Shtator 2024, 09:15 Nga M.B
Baste online përmes celularit, arrestohet pronari i një lokali në
Foto ilustruese

ELBASAN- Një person është arrestuar në Elbasan, ndërsa ndaj një tjetri nisi hetimi në gjendje të lirë pasi u kapën duke vënë baste sportive në një lokal përmes celularit. Mësohet se në pranga u vu pronari i lokalit, Dhimitër Kristo, 60-vjeç, si dhe referuan materialet në prokurori për E.P., 49-vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për të luajtur baste sportive.

Pjesë nga njoftimi:

-arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. K., 60 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 60-vjeçarit, në lagjen "Shënkoll", shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vënien e basteve sportive;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në ketë lokal, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.

elbasan

Sondazh

Poll