Politike

“Ne katnarët e Tironës jemi t’marë”, Rama s’kursen batutat me banorët në Vaqarr: Shtëpitë do ndërtohen njësoj,

16 Dhjetor 2019, 16:11 Nga DOSJA
“Ne katnarët e Tironës jemi t’marë”, Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama këtë pasdite ishte në një takim me banorët e Vaqarrit në Tiranë, ku nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë me këta të fundit. Teksa u bëri premtimin se shtëpitë që do të ndërtohen nga fillimi do të jenë njësoj si ato që ndërtohen në Amerikë e Gjermani, Rama (duke qeshur) tha se mos fillonin banorët dhe nxirrnin fëmijët në rrugë.

Ndërsa, Erion Veliaj theksoi se kjo jo vetëm që nuk ndodh, por në Vaqarr banorët kanë pasur edhe një lloj solidariteti.

Më pas Rama ia ktheu: “Ne katnarët e Tironës jemi t’marë”.

Pjesë nga batuta:

Edi Rama: Do bëjmë shtëpi më të vogla sesa ato që janë shtëpi pensionistësh po themi se kemi parë disa raste. Pastaj më të mëdha sipas numri të anëtarëve të familjes. Duam ta bëjmë shpejt këtë proces. Shtëpitë do të jenë njësoj si ato që ndërtohen në Amerikë, Gjermani, si ato që bëhen në shumë zona dhe besojmë që do të jetë një cilësua jetë krejt tjetër”.

Pra në total për tu rindërtuar janë vetëm 45 shtëpi, të tjerat janë për tu riparuar. Mos nxjerrin kalamaj rrugëve këta.

Erion Veliaj: Jo, jo kryetar.

Edi Rama: Po më dëgjo mu.

Erion Veliaj: Pas 21 ditësh ua qartë kush ka dëme. Plus që këtu ka edhe një lloj solidariteti në komunitet.

Edi Rama: Ne katnarët e Tironës jemi t’marë!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne vaqarr situata pas termetit edi rama rama ne vaqarr situata pas termetit

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2019, 12:32

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpȅr ndaj ‘meaculpës’ së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me sjelljen ndaj mediave në vitet kur i...