Sport

UEFA kërcënon Anglinë me përjashtim, nëse Qeveria ndërhyn në futboll…

Skuadrat angleze në rrezik për t'u lënë jashtë Euros, Champions League dhe kualifikueset e Kupës së Botës… Kjo pasi Kryeministri britanik planifikon të krijojë një rregullator të pavarur në futbollin e ishullit

15 Shtator 2024, 14:00 Nga DOSJA

UEFA kërcënon Anglinë me përjashtim, nëse Qeveria

ZVICER - Anglia “përballet me rrezikun e përjashtimit nga Euro 2028 nëse kryeministri britanik Keir Starmer ndërhyn në vetëqeverisje e futbollit, duke krijuar një rregullator të pavarur futbolli në vend”, ka paralajmëruar UEFA. 

Në një letër të sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Theodoros Theodoridis, drejtuar ministres britanike të kulturës, Lisa Nandy, theksohet se ndërhyrja e qeverisë në futboll cënon parimin themelor të pavarësisë së sportit, shkruan Sunday Times.

Sipas kopjes së rrjedhur të letrës, UEFA po paralajmëron për planet e nisura nga Boris Johnson pas nisjes së dështuar të Superligës Evropiane në vitin 2021. Ndër planet e qeverisë britanike është, që mbreti Charles të lejojë rregullatorin dhe të anashkalojë vendimet e klubeve nga të ardhurat nga TV.

“Ne kemi rregulla specifike që mbrojnë nga (ndërhyrja e shtetit) për të garantuar autonominë e sportit dhe drejtësinë e ngjarjeve sportive. Sanksioni përfundimtar do të ishte ndalimi i Federatës Angleze nga UEFA dhe ndalimi i skuadrave nga ndeshjet ndërkombëtare”, thuhet në letër.

Rregulloret e reja mund të pengojnë skuadrat të organizojnë ndeshje miqësore në disa vende "armiqësore" ose të dekurajojnë investitorët e huaj. Nëse shkelen rregullat e UEFA-s, Anglia rrezikon të ndalohet nga kompeticionet evropiane, si Europiani që do të organizohet nga Britania e Madhe dhe Irlanda, Liga e Kampionëve dhe kualifikueset e Kupës së Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll