Sport

VIDEO/ Milani "vallëzoi" mbi Venezian, vjen dhe fitorja e parë në epokën e Fonsecas...

Gjithçka ishte e lehtë për kuqezinjtë: Hernandez, Fofana shënuan, pastaj Pulisic dhe Abraham realizuan të dy nga penalltitë.

15 Shtator 2024, 00:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Milani "vallëzoi" mbi Venezian, vjen dhe fitorja e

ITALI - Milani mundi 4-0 Venezian në ditën e katërt të Serisë A, duke arritur suksesin e parë të sezonit, si dhe të parin e epokës së Fonsecas.

Tepër e lehtë në San Siro për kuqezinjtë, të cilët e thyen ngërçin pas minutes së 2-të me golin e Theo Hernandez, i ndihmuar edhe nga Joronen dhe dyfishuan epërsinë që në minutën e 16-të me Fofana, pas një goditje nga këndi.

Mes minutave 25 dhe 29 dy penallti radhazi i dhanë fund ndeshjes pas më pak se gjysmë ore: të parën e shndërroi Pulisic, të dytën Abrahami.

Pjesa e dytë është administrim i pastër, me lojtarët e lagunës që përfundojnë edhe me dhjetë lojtarë për shkak të dëbimit të Nicolussi Caviglia. Fillimisht Liverpool në Champions League, pastaj derbi në Seria A: dy ngjarje kyçe për të treguar se ky është Milani i vërtetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll