Sport

E FUNDIT/ E ka kaluar dëmtimin, mbrojtësi Berat Gjimshiti i gatshëm për Atalantën…

Kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti nuk mundi të ishte protagonist në dy ndeshjet e Shqipërisë, pasi mbrojtësi u dëmtua dhe u desh të largohej nga grumbullimi që në ditën e dytë.

14 Shtator 2024, 21:03 Nga DOSJA

E FUNDIT/ E ka kaluar dëmtimin, mbrojtësi Berat Gjimshiti i

ITALI - Një dëmtim i pësuar në seancën e parë stërvitore, bëri që mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, njëherësh edhe kapiten i Kombëtares shqiptare, të lihej jashtë nga trajneri Sylvinho dhe të kthehej në Itali për të rikuperuar pas kësaj situate.

Mendohej se ai mund të humbte disa ndeshje me Atalantën, përfshirë edhe atë të Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit.

Por për fat, Gjimshiti duket se i ka kaluar problemet fizike dhe është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Gasperini që për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentinës, duke qenë në dispozicion të trajnerit.

“Kolasinaç dhe Gjimshiti vijnë në formë jo më optimale për këtë ndeshje, por të gjithë ata që janë grumbulluar, janë të gatshëm për t’u aktivizuar”, tha Gasperini sot para gazetarëve, duke konfirmuar kësisoj se mund të kishte minuta në fushë edhe për kapitenin kuqezi, i cili është kthyer në një nga pikat kyçe të skuadrës së tij.

E FUNDIT/ E ka kaluar dëmtimin, mbrojtësi Berat Gjimshiti i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll