Sport

Alarm kuqezi! Pas golit, dëmtohet sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj…

Dyshohet për një këputje muskuli të pasëm të kofshës, çka nënkupton një periudhë rtë gjastë pushimi. Gjithsesi, kontrollet mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit

15 Shtator 2024, 07:30 Nga DOSJA

Alarm kuqezi! Pas golit, dëmtohet sulmuesi i Kombëtares Rey

TURQI - Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Rei Manaj (37’) nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet golit të tij të parë në këtë sezon në kampionatin turk me fanelën e Sivaspor. Pak minuta pasi ai shënoi përballë Giaziantep në duelin e sotëm në kampionat, sulmuesi shqiptar la fushën e lojës për dëmtim.

Në minutën e 42-të Rey Manaj bëri me shenjë nga stoli se kërkonte zëvendësim, pasi ndjente dhimbje në pjesën e mbrapme të kofshës së djathtë. Kështu ai la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë. Analizat e hollësishme mjekësore do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar.

Sipas “BeIN Sport”, Rey Manaj ka pësuar një këputje në muskujt e mbrapme të kofshës. Nëse konfirmohet ky lajm, kjo do të nënkuptonte një periudhë e gjatë pushimi për futbollistin, që do ta linte atë larg fushave të lojës për disa javë si për Sivaspor, ashtu edhe për Kombëtaren kuqezi për ndeshjet e tetorit, pasi rikuperimi deri atëherë do të jetë i pamundur.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll