Sport

Véronique Rabiot për karrierën e djalit të saj: "Kthimi te Juvja nuk ishte një opsion"

Adrien Rabiot nuk do të kthehet te Juventus. Nuk ishte as një ide për francezin, sipas Véronique Rabiot, të cilën e kontaktuam për t'iu përgjigjur komenteve të Thiago Motta-s.

14 Shtator 2024, 16:08 Nga DOSJA

Véronique Rabiot për karrierën e djalit të saj:

ITALI - Në një konferencë për shtyp të premten, Thiago Motta, i pyetur për një rikthim të mundshëm të Adrien Rabiot, nuk ishte i hapur: 

"Ai nuk më thirri, më pëlqen si djalë dhe lojtar, por ai mori një rrugë tjetër dhe e uroj për të gjetur një ekip, ku ai mund të shprehë talentin e tij”.

E kontaktuar, Véronique Rabiot, nëna e mesfushorit ndërkombëtar 29-vjeçar, iu përgjigj trajnerit të Juventusit: 

“Nuk ka nevojë të mbyllet dera, rikthimi te Juventus nuk ishte një opsion i konsideruar. Kur marrim vendime, marrim përgjegjësi për to”. 

E ardhmja e Adrien Rabiot do të vendoset në ditët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll