Sport

Barbara Berlusconi: "Komedia italiane e San Siros, poshtëruese për një qytet si Milano"...

Barbara Berlusconi ndërhyn në aferën e stadiumit, pas ‘Jo’-së së Milanit dhe Interit, për rinovimin e San Siros të propozuar nga WeBuild.

14 Shtator 2024, 16:59 Nga DOSJA

Barbara Berlusconi: "Komedia italiane e San Siros, poshtëruese

ITALI - "Çështja e stadiumit është poshtëruese për një qytet si Milano, një simbol i modernitetit, inovacionit dhe që ka qenë gjithmonë përpara kohës së tij”, - tha për ANSA ish-zv.presidentja dhe drejtorja menaxhuese e klubit kuqezi.

Barbara Berlusconi në atë kohë u përpoq të ndërtonte një objekt të ri në pronësi të Milanit në zonën e Portello, por nuk ia rriti, pasi pati pengesa burokratike. Për rastin, ajo shprehet: “Kjo është një komedi e vërtetë italiane, e krijuar posaçërisht për të vendosur asgjë ."

“Kanë humbur muaj për të vërtetuar të dukshmen: domethënë faktin që San Siro nuk mund të rinovohet, sepse kostot e mundshme janë të paqëndrueshme dhe shumë larg nga shifra që ishte paraqitur”,- shtoi vajza e ish-patronit të klubit dhe të ndjerit Silvio Berlusconi.

“Ne i jemi rikthyer propozimit të vitit 2019, - përfundoi me hidhërim Barbara Berlusconi. - Është dëshpëruese të theksohet se ne gjithmonë kthehemi në pikën e fillimit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll