Sport

E RRALLE!... Fituan derbin me Dinamon në transfertë, trajneri Gattuso shpërblen futbollistët e tij me nga një telefon Iphone!

Hajduk Split arriti një fitore të rëndësishme në derbin e mbrëmshëm ndaj Dinamo Zagrebit me rezultatin 1-0, duke kapur kreun e superligës kroate.

14 Shtator 2024, 17:16 Nga DOSJA

E RRALLE!...  Fituan derbin me Dinamon në transfertë, trajneri Gattuso

KROACI - Gennaro Gattuso tani është në qiellin e shtatë. Skuadra e tij nga Spliti, arriti të mposhtë 1-0 në transfertën e Zagrebit, Dinamon, fitore falë një lufte dhe sakrifice të pabesueshme, por edhe nga gabimet e shumta të vendasve.

Megjithatë, heroi i mysafirëve ishte sërish Marko Livaja, i cili shënoi golin e vetëm të takimit, në minutën e 70-të të ndeshjes.

Pas këtij suksesi, trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso, vendosi të shpërblejë futbollistët dhe stafin e tij me nga një telefon iPhone 16 për secilin, duke e bërë këtë dhuratë një investim prej 40 mijë eurosh.

Sipas mediave kroate, Gattuso kishte planifikuar t’i shpërblente lojtarët më herët, por rezultatet nuk kishin qenë të favorshme. Pasi siguruan fitore në derbi, ai mendoi se ata e meritonin dhe vendosi të blinte modelin e ri të iPhone 16 për të gjithë ekipin.

Pas 6 javësh, Hajduk Spliti kryeson kampionatin kroat me 14 pikë, një më tepër se sa Dinamo Zagrebi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll