Sport

Ángel Di Maria “masakron” një trajner…

Pavarësisht se ishte një nënshkrim yll, Di María nuk arriti ta bindë Van Gaal, duke luajtur 32 ndeshje dhe duke shënuar vetëm katër gola për Manchester United

14 Shtator 2024, 13:00 Nga DOSJA

Ángel Di Maria “masakron” një trajner…

ARGJENTINE - Ángel Di María nuk e ka fshehur kurrë pakënaqësinë e tij ndaj Louis van Gaal dhe nuk humbet asnjë rast për ta vënë atë në dukje.

Argjentinasi, i cili luajti nën drejtimin e teknikut holandez te Manchester United gjatë sezonit 2014-2015, kohët e fundit ka rindezur tensioned, duke e konsideruar Van Gaalin si "trajnerin më të keq" që ka pasur ndonjëherë.

Në një dokumentar të Netflix të quajtur “Breaking Down the Wall”, Di María kritikoi qasjen e Van Gaal, duke shkuar aq larg, sa përmend fitoren e Argjentinës ndaj Holandës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2022, në Katar:

“Ne i mundëm ata me penallti, edhe pse ai tha se nuk do ta bënim, sepse mendonte se dinte gjithçka". Një mënyrë për të kujtuar Van Gaal, i cili e kishte kritikuar paraqitjet e Di Marías gjatë sezonit të tyre të përbashkët në Mançester.

“Ferr” në Mançester...

Gjatë atij sezoni të komplikuar, Di María u rekrutua nga Manchester United për 75 milionë euro nga Real Madrid, në një kontekst ku klubi kishte shpenzuar pothuajse 200 milionë euro për të forcuar skuadrën e tij me lojtarë si Luke Shaw, Ander Herrera dhe Marcos Rojo.

Megjithatë, pavarësisht se ishte një nënshkrim yll, Di María nuk arriti ta bindë Van Gaal, duke luajtur 32 ndeshje dhe duke shënuar vetëm katër gola. Van Gaal shpesh e ka drejtuar gishtin ndaj paraqitjeve të dobëta të argjentinasit, duke thënë në një intervistë për BBC në vitin 2019:

“Di María tha se ishte problemi im. E vendosa në të gjitha pozicionet sulmuese, por ai nuk më bindi kurrë. Ai nuk e duroi dot presionin e vazhdueshëm ndaj topit në Premier League”.

Për Di Marían, ky sezon mbetet një kujtim i hidhur, i përforcuar nga rezultatet e dobëta të skuadrës, e cila sigurisht fitoi një vend në Champions League, por mbeti larg standardeve të pritura të konkurrencës, duke përfunduar në vendin e katërt në Premier League, me 17 pikë nga Chelsea, dhe pa shkëlqim në kupat e kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll