Sport

Valencia pezullon për dy ndeshje Rafa Mir, të akuzuar për sulm seksual!...

Trajneri i Valencias, Ruben Baraja njoftoi të premten pezullimin e sulmuesit Rafa Mir për dy ndeshje, pas akuzave për sulm seksual.

14 Shtator 2024, 11:00 Nga DOSJA

Valencia pezullon për dy ndeshje Rafa Mir, të akuzuar për sulm

SPANJE - I arrestuar më 2 shtator, pas një ankese nga dy gra që e akuzonin atë dhe një burrë tjetër për sulm seksual, sulmuesi spanjol Rafa Mir u pezullua për dy ndeshje nga Valencia CF.

Klubi spanjol, në të cilin ai ka qenë i huazuar nga Sevilla FC që nga janari i vitit 2024, deklaroi të hënën se kishte hapur procedim disiplinor kundër Rafa Mir, duke “respektuar prezumimin e pafajësisë”.

“Këtë javë ai po stërvitet jashtë dhe javën tjetër do të kthehet në grup. Pasi të përfundojë sanksioni me dy ndeshje, ai do të jetë pjesë e grupit si çdo lojtar tjetër dhe jam unë ai që do të vendos nëse do të luajë apo jo”,- tha Ruben Baraja këtë të premte në një konferencë për shtyp.

27-vjeçari, i cili mohon këto akuza, do të humbasë tranfertën e Valencias ndaj Atlético Madridit të dielën në La Liga dhe ndeshjen në shtëpi kundër Girona javën e ardhshme.

“Gjatë gjithë këtij procesi kishte situata në të cilat ishte shumë e vështirë të merrje një vendim solemn që i kënaqi të gjithë, por ne u përpoqëm t'i bënim gjërat me arsye të shëndoshë,”- vazhdoi trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll