Politike

PS nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, SHBA: Qeveria të respektojë vendimet e Gjykatave

Ambasada thekson se qeveria duhet të që respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

13 Shtator 2024, 16:40 Nga I.A
PS nuk çon në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, SHBA:
Ambasada Amerikane

TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas vendimin të Kuvendit mbrëmjen e kaluar për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës. Ambasada është shprehur e shqetësuar në lidhje me vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të mos kaluar në Gjykatë Kushtetuese Xhaçkës. Ambasada thekson se qeveria duhet të që respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

Postimi i Plotë:

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, ka deklaruar qartë se vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës duhet të vendoset nga GJK-ja, në seancën e djeshme, pro kërkesës së Kushtetueses, kanë votuar vetëm 25 deputetë të Opozitës. Ndërkohë që 9 deputetë socialistë kanë votuar kundër dhe 65 të tjerë kanë abstenuar. 39 deputetë të pranishëm në sallë kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos marrë pjesë fare në votim. Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se nga dita e sotme do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”.

olta xhaçka

Sondazh

Poll