Aktualitet

Arrestohet vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, u kap me 9 kg drogë në banesë

Zotka është dënuar në mars të 2017-ës, pasi në vitin 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

13 Shtator 2024, 16:00 Nga I.A
Arrestohet vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, u kap me 9 kg
Artur Zotka

BERAT- Vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotka është arrestuar ditën e sotme nga Policia. Mësohet se Artur Zotka ka rënë në pranga, pasi është i dënuar nga Gjykata e Beratit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike me 1 vit e 4 muaj burg. Zotka është dënuar në mars të 2017-ës, pasi në vitin 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan. Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit "Pronoviku", në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që Zotkaj arrestohet për kultivim kanabisi. Në vitin 2015, Zotkaj ka rënë në pranga së bashku mekunatin e tij dhe me 3 persona të tjerë, gjatë operacionit 'Pronoviku'. Atyre iu gjetën 19 kg kanabis gati për tu nxjerr në shitje. Ndërkohë që vetëm disa kohë më vonë, Zokaj së bashku me kunatin e tij u lanë të lirë. 

adriatik zotka artur zotka

Sondazh

Poll