Aktualitet

Emri/ U kap në “shtëpi bari”, dënohet me 34 muaj burg shqiptari në Angli

Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Samir Haxhiaj, i cili tentoi të largohej me vrap nga shtëpia, që u bastis nga policia, por është kapur brenda pak minutash.

13 Shtator 2024, 15:17 Nga E. D
Emri/ U kap në “shtëpi bari”, dënohet me 34 muaj burg
foto ilustruese

ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 34 muaj burg në Angli, pasi u kap duke punuar në një fermë kanabisi në Oakley.  Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Samir Haxhiaj, i cili tentoi të largohej me vrap nga shtëpia, që u bastis nga policia, por është kapur brenda pak minutash.

Haxhiaj, nga Larch Close, Londër, u shpall fajtor, ndërsa u dënua për dy akuza. Haxhiaj u dënua me 34 muaj burg. Haxhiaj pretendonte në dëshminë e tij se ishte trafikuar nga Londra në një vend të çuditshëm dhe ishte lënë atje me dy persona të tjerë.

Historia e tij, se ai ishte arrestuar në ditën kur mbërriti atje, u refuzua nga juria. Në fakt, ai kishte qenë atje për tre muaj duke drejtuar fermën e kanabisit me një shkallë të lartë profesionalizmi dhe ekspertize. Gjykatës iu tha se droga kishte një vlerë të mundshme në rrugë prej 137,000 £.

saimir haxhiaj policia angleze kanabis

Sondazh

Poll