Aktualitet

VIDEO/ Hodhi dy pako me Iphone dhe drogë, dalin pamjet e dronit që fluturoi mbi burgun e Peqinit

Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. 

13 Shtator 2024, 13:34 Nga r.ll
VIDEO/ Hodhi dy pako me Iphone dhe drogë, dalin pamjet e dronit që
pamjet e dronit

TIRANË- Janë publikuar pamjet e dronit që mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:37, fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut dhe hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut.

 

Pas kontrolleve u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. 

 

burgu i peqinit drone

Sondazh

Poll