13 Shtator 2024, 13:34
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Realizimi i investimeve kapitale sipas programit po ndeshet me vështirësi si në pushtetin qendror dhe në atë lokal. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 6-mujorin e parë të vitit pushteti vendor kishte realizuar vetëm 17% të programit vjetor të investimeve publike. Nga 41 miliardë lekë që është buxheti i pushtetit vendor për investime në vitin 2024 janë realizuar në gjashtëmujorin e parë vetëm 7,2 miliardë lekë ose 17 % e programit.
Bashkia e Tiranës që dominon programin e investimeve me 15 miliardë lekë të planifikuara ka realizuar vetëm 2 miliardë lekë në 6-mujorine parë ose vetëm 12.9 për qind te planit vjetor. Sipas të dhënave zyrtare Bashkia e Durrësit realizoi rreth 900 milionë lekë investime në 6-mujorin e parë të vitit ose rreth 25% të planit vjetor.
Investimi më i madh nga bashkitë në gjysmën e parë të vitit janë projektet e rindërtimit pas tërmetit në Bashkinë e Durrësit me rreth 528 milionë lekë. Projekti i dytë më i madh janë ndërtimi i shkollave në arsimin e mesëm të përgjithshëm ne Tiranë me 211 milionë lekë. Projekti i tretë më i madh është rehabilitimi i rrjetit rrugore rural në Bashkinë e Lezhës me 159 milionë lekë.Projekti i katërt më i madh është rindërtimi i shkollave në Bashkinë Kamzë me rreth 138 milionë lekë.
Vitin e kaluar pushteti vendor dështoi me realizimin e investimeve publike. Të dhënat zyrtare e Ministrisë së Financave tregojnë se nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh (460 mln euro) i investimeve kapitale janë investuar vetëm 45 për qind e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë (252 mln euro). Nga 5228 projekte në total që ishin programuar për tu financuar me 2023, janë financiar më pak se gjysma, ose vetëm 2546 projekte.
Në një kohë që fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave. Nga ana tjetër turizmi që po shërben si nxitës për zhvillimin e zonave rurale nuk mund të lidhet me këto komunitete për shkak të mungesës së infrastrukturës bazike.
Zonat popullore të turizmit malor vuajnë furnizimin e rregullt me energji, ndërkohë që bukuritë e zonave rurale të vendit nuk mund të shndërrohen në leverdi ekonomi si rrjedhojë e mungesave në infrastrukturë.
Inspektimet e mëparshme nga Kontrolli i lartë i Shtetit kanë gjetur se bashkitë vuajnë nga menaxhimi i dobët i ligjeve të prokurimeve. Pothuajse të gjitha prokurimet janë në parregullsi, duke ekspozuar taksat ndaj shpërdorimeve të mëdha./Monitor
bashki investime ministria e financave
Aktualitet
13 Shtator 2024, 12:40
S.B
Enver dhe Esmerald Balla
SHËNAVLASH- Djali tjetër i Enver Ballës i cili u vra nga i biri Esmerald Balla në Shënavlash ka reag...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 12:20
r.ll
burgu i peqinit
PEQIN- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Peqinit. Bëhet me dije se...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 11:51
N.F
Shkoder
SHKODËR- Një javë pasi qëndroi në koma në spital ka ndërruar jetë personi i dhunuar pranë "Teatri...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 11:17
r.ll
protesta
TIRANË- Po mbahet para bashkisë së Tiranës, protesta e radhës e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Te...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 10:22
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pak kohë pasi is...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 10:27
S.B
pamje nga ngjarja
SHKODËR- Pronari i një lokali është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se B.S...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 09:42
N.F
Veliera
KAVAJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me velierën e zbuluar ditën e djeshme në territorin e fshati...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 09:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Tiranë. Mësohet...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 09:10
r.ll
arrestimi
VLORË- Një 25-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 150 000 lekësh në...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 08:57
r.ll
pasojat e motit
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut dhe erat e fuqishme kanë mbërthyer ditën e sotme vendin, ndërsa kanë...