Aktualitet

Fshihte nëntë kilogramë kanabis në banesë, arrestohet 55-vjeçari i dënuar me burg në Berat

Mësohet se në vitin 2015 në banesën e 55-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë kanabis.

13 Shtator 2024, 15:07 Nga S.B
Fshihte nëntë kilogramë kanabis në banesë, arrestohet
foto ilustruese

BERAT- Një 55-vjeçar i dënuar me burg është arrestuar ditën e sotme në Berat. Mësohet se A.Z 55 vjeç, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Beratit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Mësohet se në vitin 2015 në banesën e 55-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë kanabis.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan.

Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit "Pronoviku", në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

polican berat

Sondazh

Poll