13 Shtator 2024, 12:40
Nga S.B
Enver dhe Esmerald Balla
SHËNAVLASH- Djali tjetër i Enver Ballës i cili u vra nga i biri Esmerald Balla në Shënavlash ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe ka dhënë disa detaje të tjera. Niku Balla me anë të një interviste në emisionin “Me zemër të hapur”, u shpreh se babai dhe vëllai i tij shkonin shumë mirë si të ishin shokë, gjithashtu ai shprehet se njerka e tyre ishte si një nënë për ta.
Balla bën me dije se kishte komunikuar në telefon me të atin disa ditë para ngjarjes dhe i është dukur i qetë pasi nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim. Sa i përket shkakut të krimit- kasaforta, Balla tregon se ajo ka qenë e hapur për të gjithë familjen dhe se ato para mund t’i merrte kushdo prej tyre.
“Babi pinte ndonjë gotë, dhe mendonim pale se çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë”, tha Balla.
Sa i përket komunikimit me të vëllain autorin e krimit, Balla tregon se nuk e ka takuar që prej ditës së arrestimit. Balla shton: Nuk dua ta shikoj në sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
Pjesë nga intervista:
Marrëdhënia ka qenë si të ishin shokë. Unë kam kërkuar për të dhe nuk e gjeja. Kemi kërkuar 2 javë rresht. Kur të dalë e vërteta do të jem i pari që flas.Babai nuk më ka shprehur shqetësime. Fola pak ditë para ngjarjes, ishte i qetë. Babai nuk më shfaqi asnjë shqetësim. Njerka është e mirë, ka qenë si nënë për ne. Vëllai punonte shumë, kishte fitime. Kasaforta ka qenë e hapur për të gjithë familjen, ato para mund t’i merrte kushdo nga ne. Babi pinte ndonjë gotë, dhe mendonim pale se çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë. Nuk e kam takuar vëllanë që nga dita e arrestimit. Nuk e kam takuar vëllanë, pasi nuk dua ta shikoj në sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet.
enver balla esmerald balla niku balla
Aktualitet
13 Shtator 2024, 12:20
r.ll
burgu i peqinit
PEQIN- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Peqinit. Bëhet me dije se...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 11:51
N.F
Shkoder
SHKODËR- Një javë pasi qëndroi në koma në spital ka ndërruar jetë personi i dhunuar pranë "Teatri...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 11:17
r.ll
protesta
TIRANË- Po mbahet para bashkisë së Tiranës, protesta e radhës e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Te...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 10:22
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pak kohë pasi is...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 10:27
S.B
pamje nga ngjarja
SHKODËR- Pronari i një lokali është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se B.S...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 09:42
N.F
Veliera
KAVAJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me velierën e zbuluar ditën e djeshme në territorin e fshati...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 09:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Tiranë. Mësohet...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 09:10
r.ll
arrestimi
VLORË- Një 25-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 150 000 lekësh në...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 08:57
r.ll
pasojat e motit
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut dhe erat e fuqishme kanë mbërthyer ditën e sotme vendin, ndërsa kanë...
Aktualitet
13 Shtator 2024, 09:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Një 19-vjeçar është vënë në prang ditën e sotme pasi kapër ndjekur një t&eu...