Politike

Çfarë e bën bashkë Engjëll Agaçin dhe Arben Krajën? Fotografohen bashkë një ditë para akuzës ndaj Berishës

Takimi mes Agaçit dhe Krajës ka ndodhur mbrëmjen e 10 shtatorit të këtij viti teksa në "Air Albania" Kombëtarja shqiptare luante ndeshjen e dytë të edicionit të Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë.

12 Shtator 2024, 17:11 Nga M.B
Çfarë e bën bashkë Engjëll Agaçin dhe Arben
Engjëll Agaçi dhe Arben Kraja

TIRANA- Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe prokurori i SPAK, Arben Kraja, janë fotografuar shumë pranë njëri-tjetrit dhe dukshëm, duke diskutuar, në tribunat e stadiumit "Air Albania". Takimi mes Agaçit dhe Krajës ka ndodhur mbrëmjen e 10 shtatorit të këtij viti teksa në "Air Albania" Kombëtarja shqiptare luante ndeshjen e dytë të edicionit të Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë.

Të jetë rastësi tifozerie apo takim i qëllimshëm, kjo nuk duhet, por ajo që mund të thuhet me siguri është se takimi mes sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë dhe prokurorit të SPAK, ka ndodhur vetëm disa orë para komunikimit të akuzës, "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim", në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Liderit të demokratëve iu komunikua akuza lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit "Partizani" më 11 shtator rreth orës 12, pra pak orës pasi ndeshja kishte bërë bashkë Agaçin dhe Krajën. Gjithashtu me pikëpyetje mbetet fakti nëse prokurori i SPAK e ka raportuar këtë takim, ashtu siç ligji ia kërkon apo kjo nuk ka ndodhur.

Dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai i kanë komunikuar gjithashtu akuzën rreth orës 14:00 dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, teksa ditën e sotme biznesmeni Fatmir Bektashit i është komunikuar akuza dhe është marrë i pandehur nga SPAK. Gjithashtu ditën e sotme SPAK ka marrë të pandehur me akuzën për "pastrim parash", Xhimi Begejan, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Në fakt Begeja është një nga trashëgimtarët e tokës. 

 

 

engjëll agaçi dhe arben kraja

Sondazh

Poll