Politike

Fatos Nano i shtruar në spital për thyerjen e këmbës, kryen ndërhyrjen me vendosjen e një proteze të pjesshme

 Ditën e sotme mësohet se Nano i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale lidhur me thyerjen e këmbës.

12 Shtator 2024, 16:40 Nga M.B
Fatos Nano i shtruar në spital për thyerjen e këmbës, kryen
Fatos Nano

TIRANA- Ish-kryeministri Fatos Nano u raportua dje se është shtruar sërish në spital pas problemeve shëndetësore. Dosja.al raportoi se shkak për shtrimin e Nanos është bërë thyerja e këmbës. Ditën e sotme mësohet se Nano i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale lidhur me thyerjen e këmbës. Ndërhyrja është përmbyllur me vendosjen e një proteze të pjesshme në këmbë.

Gjithashtu mësohet se Nano do të vazhdojë qëndrimin në spital për një periudhë rehabilitimi të plotë. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital. Një vit më parë Nano, pasi një komplikacioni me mushkritë ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

fatos nano

Sondazh

Poll