Politike

Bardhi nxorri bisedat në SKY ECC/ Braçe: Mondi është një nga djemtë më të ndershëm që ka Policia e Shtetit

Po ashtu ai theksoi se Edmondi është ai polic që perefon të konsumojë ushqim në mensën e FNSH-së se sa të kapardisët në hotelet apo restorantet e luksit. 

12 Shtator 2024, 14:59 Nga I.A
Bardhi nxorri bisedat në SKY ECC/ Braçe: Mondi
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka kthyer përgjigje kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi në lidhje me përgjimet në SKY Ecc që publikoi ditën e sotme. Nga Kuvendi, Braçe theksoi se Drejtori i Policisë së Shkodrës është një nga djemtë më të mirë dhe më të ndershëm që ka Policia e Shtetit. Po ashtu ai theksoi se Edmondi është ai polic që perefon të konsumojë ushqim në mensën e FNSH-së se sa të kapardisët në hotelet apo restorantet e luksit. 

"Një deputet u çua këtu dhe lexoi disa kode dhe e bën këtë në emër të prokurorisë dhe ngriti gishtin dhe ulëriti: Mondi i përfshirë në krimin e organizuar dhe kuysh është Mondi tha? Drejtori i Policisë së Shkodrës. Mondi, drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar në tetor 2023. Mondi ai që njoh unë dhe që është drejtori i policisë Shkodër është një nga djemtë më të mirë që ka policia e shtetit, një nga djemtë më të ndershëm që ka policia e shtetit dhe që sot në Shkodër nuk kapardisët në hotelet apo restorantet e luksit por ha në mensën e FNSH atj. Mondi është një nga zyrtaret e policisë që ka vënë para përgjegjësisë çdokënd të përfshirë në ngjarjen e Peshkopisë pas vitesh harrese. Mondi është ai që merr kërcënimi për familjen dhe kurrë nuk ndalet dhe kurrë nuk i lë policët vetë atje”, tha Braçe.

gazment bardhi erion braçe

Sondazh

Poll