Politike

"Ia keni dorëzuar policinë krimit", Hoxha i përgjigjet Bardhit: Edmond Sulaj u zgjodh me meritë, bisedat e Sky ECC janë të 2021, ai u emërua në 2023

Bardhi i ka replikuar ministrit duke i thënë se iu deshën 5 orë për koordinim me Pëllumb Gjokën dhe se Hoxha ishte zëdhënësi i tij.

12 Shtator 2024, 15:07 Nga r.ll
"Ia keni dorëzuar policinë krimit", Hoxha i përgjigjet
gazment bardhi, ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i është përgjigjur akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili tha se drejtorin e policisë në Shkodër e kanë zgjedhur bandat e krimit. 

Hoxha tha se bisedat e SKY ECC që Bardhi lexoi në Kuvend janë të vitit 2021, ndërsa Edmond Sulaj është emëruar në vitin 2023. Më tej ministri tha se Sulaj është zgjedhur sipas meritës me konkurs.

"Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.", tha Hoxha.

Bardhi i ka replikuar ministrit duke i thënë se iu deshën 5 orë për koordinim me Pëllumb Gjokën dhe se Hoxha ishte zëdhënësi i tij.

"Nuk përmenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumentave zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe të ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumenta se unë nuk flas pa dokumenta dhe Pëllumb Gjoka. Të fola për emërimin e Pëllumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” o tij po i bëhej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos më trego mua raportin e EUROPOL, se e di më mirë se ty”.", ishte replika e Bardhit.

Më herët në seancë, Bardhi tha se drejtori i policisë së Shkodrës u emërua një muaj pas emërimit të ministrit të Brendshëm, për të cilin demokrati tha se është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend.

“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?

Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.", tha Bardhi.

gazment bardhi ervin hoxha

Sondazh

Poll