Politike

Bardhi nxori përgjimet në SKY ECC/ Drejtori i Policisë Shkodrës: Do depozitoj kallëzim penal për deputetin

Gjithashtu Sula është shprehur në reagimin e tij se kjo është një shpifje që synon të cenojë figurën e tij.

12 Shtator 2024, 15:12 Nga I.A
Bardhi nxori përgjimet në SKY ECC/ Drejtori i Policisë
Edmond Sulaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj ka reaguar pas akuzave të bëra nga Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në Kuvend. Sula është shprehur në reagimin e tij se kjo është një shpifje që synon të cenojë figurën e tij.

Sulaj po ashtu thotë se është emëruar në këtë detyrë 3 vite pas periudhës së cilës i referohet Bardhi. Më tej ai shtoi se e do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal. 

Postimi i Plotë:

Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit. Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite  më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi. Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal. Faleminderit!

edmond sulaj gazment bardhi

Sondazh

Poll