Aktualitet

Policia u sekuestroi makinën luksoze/ Reagon “Hati i Tik-Tok”: Bravo keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!

Gjithashtu është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët çifti udhëtonte. 

12 Shtator 2024, 15:33 Nga E. D
Policia u sekuestroi makinën luksoze/ Reagon “Hati i Tik-Tok”:
Hatixhe dhe Jashar

TIRANË- Ditën e sotme Policia e Tiranës ka gjobitur dy personazhet e TikTokut Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara. Gjithashtu është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët çifti udhëtonte. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Hatixhe, e njohur si Hati, ka reaguar duke thënë se bravo keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot. 

"Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!" shkruan Hati.

 Policia u sekuestroi makinën luksoze/ Reagon “Hati i Tik-Tok”:

hatixhe brika jashar stojku

Sondazh

Poll