Politike

Lufta në Gaza/ Presidenti izraelit: Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë

Ndërkohë që ka shtuar se është i kënaqur që është Presidenti i parë izraelit që ka vizituar vendin tonë. 

12 Shtator 2024, 14:18 Nga I.A
Lufta në Gaza/ Presidenti izraelit: Shqipëria është
Herzog

TIRANË- Presidenti izraelit Isaac Herzog ka deklaruar se Shqipëria është radhitur në krahur e duhur të historisë duke mbështetur Izraelin kundër luftës me Hamasin. Gjatë një deklarate për mediat me kryeministrin Rama, Herzog theksoi se shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia. Ndërkohë që ka shtuar se është i kënaqur që është Presidenti i parë izraelit që ka vizituar vendin tonë. 

"U bë një vit nga sulmi brutal i Hamasit. Shqipëria ka treguar që qëndron pranë Izraelit, ndërsa ne luftojmë për të mbrojtur vendin tonë. Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë. Pengjet mbahen mizorisht në Gaza, duke shkelur normat ndërkombëtare, duhet të bëjmë gjithçka që t’i sjellim në shtëpi ata. Shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia. Jam tepër i kënaqur që ndodhem këtu dhe që eksplorojmë rrugë të reja të forcimit të raporteve tona”, tha Herzog.

 

isaac herzog edi rama

Sondazh

Poll