Politike

Edi Rama me presidentin e Izraelit: Të palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi, mbështesim armëpushimin

Gjatë një deklarate me presidentin izraelit Isaac Herzog, Rama deklaroi se Shqipëria është gati të presë të gjithë izraelitet që duan të vijnë dhe të jetojnë në Shqipëri.

12 Shtator 2024, 13:27 Nga I.A
Edi Rama me presidentin e Izraelit: Të palëkundur kundër
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një mbështetëse e madhe e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Gjatë një deklarate me presidentin izraelit Isaac Herzog, Rama deklaroi se Shqipëria është gati të presë të gjithë izraelitet që duan të vijnë dhe të jetojnë në Shqipëri. Ndërkohë që shtoi se kemi qenë dhe do vijojmë të jemi kundër çdo forme antisemitizmi apo paragjykimi kundër hebrenjve.

“Jemi krenarë që paraardhësit tanë qofshin myslimanë apo të krishterë, kapërcyen cdo lloj kufizimi dhe paragjykimi fetar dhe mbrojtjen hebrenjtë dhe asnjë nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bë një vend ku ndryshe nga të tjerë, hebrenjtë nuk largoheshin por vinin e gjenin miqësi dhe mbrojtje. Lidhje historie, që gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të pritur ta forcojmë. Nga ana tjetër, kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi përherë në mënyë të palëkundur kundër cdo forme antisemitizmi dhe cdo lloj shprehjeje intolerance apo paragjykimi kundër hebrenjve. Ne jemi sigurisht të vetëdijshëm se ajo cfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe i Palestinës jetojnë, është e rëndë dhe absolutisht dicka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet dhe të bëhet dhe se lufta dhe fitorja kundër terrorit është më e vështirë sesa cmund të duket nga larg. Nga ana tjetër, Shqipëria ka qenë mbështetëse e madhe e armëpushimit dhe cdo përpjekjeje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet dhe nisur një proces të ri për të mirën e të gjithë njerëzve. Jam shumë i prirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin, popullin e tij dhe të gjithë popujt që jetojnë në atë kënd të botës, e ardhmja do të jetë me siguri një e ardhme e një Izraeli më të fortë, të sigurt dhe pa asnjë dyshim në një rajon më të begatë dhe të paqtë," tha Rama.

edi rama isaac herzog

Sondazh

Poll