Politike

FOTOLAJM/ Nga diskutimi "kokë më kokë" i Bardhit me Peleshin, te ai i Ramës me Ballën, çfarë nuk është parë deri tani në seancë plenare

Gjatë zhvillimit të interpelancës së parë për mbetjet toksike mes Ramës dhe kreut të Grupit të PD, Gazment Bardhit nuk kanë munguar as debatet.

12 Shtator 2024, 12:26 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Nga diskutimi "kokë më kokë" i Bardhit me
gazment bardhi

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës. Seanca ka nisur me dy interpelancat e kërkuara nga opozita me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukut. Gjatë zhvillimit të interpelancës së parë për mbetjet toksike mes Ramës dhe kreut të Grupit të PD, Gazment Bardhit nuk kanë munguar as debatet.

Por pas përplasjeve me kryeministrin, Bardhi shihet në fotot e LSA duke diskutuar kokë më kokë me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi. Ndërsa në një moment tjetër ai flet edhe me socialistin Nasip Naço.

Një tjetër pikë e rendit të ditës sot është edhe miratimi Aktit Normativ për ndryshimet në Urdhrin e Mjekut, të cilin qeveria e ndryshoi pas skandalit tek Onkologjiku, dhe që kufizon të drejtën e mjekëve që punojnë në shtet, të punojnë edhe në privat. Në seancë pritet që të diskutohet edhe mandati i Olta Xhaçkës, për të cilin Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët të votojnë për ta dërguar atë në Kushtetuese.

seance plenare 12 shtator 2024

Sondazh

Poll