Politike

Dosja "Xibraka"/ "Nuk kishe kallëzuar Olsi Ramën, por.." Rama- Bardhit: Pres kur SPAK të nxjerrë të vërtetën, pastaj do kemi edhe një ballafaqim tjetër

Në replikën e tij me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin, Rama tha se ai nuk ka kallëzuar në SPAK Olsin, por Noc Rrokun. 

12 Shtator 2024, 11:30 Nga r.ll
Dosja "Xibraka"/ "Nuk kishe kallëzuar Olsi Ramën,
edi rama

TIRANË- Në interpelancën për mbetjet toksike, është përmendur edhe dosja "Xibraka" dhe denoncimet e PD për lidhjen me Olsi Ramën , vëllain e kryeministrit. 

Në replikën e tij me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin, Rama tha se ai nuk ka kallëzuar në SPAK Olsin, por Noc Rrokun. 

Rama u shpreh se priste rezultatin e hetimit të SPAK, dhe shtoi se pas kësaj do të kishte një tjetër ballafaqim me Bardhin.

RamaNjë fjalë serioze tani për punën e krimit të organizuar. Zotërote je ai që iu the këtyre, shqiptarëve, kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën. Në fakt kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun, sepse kishte dërguar vetëm një informacion.

Dhe mirë e bërë se ndryshe do përfundoje si Babalesalivani, që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do kemi edhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart dhe me gojë hap e unë nuk ta hedh dot atë që ti merr nga atje lart por do ta kemi edhe një ballafaqim tjetër.

Kokën lart, gojën hap, ekspertizën brenda, rrotullojeni në gojë dhe hajdeni pështyjeni këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në 1997.

 

edi rama olsi rama gazment bardhi dosja xibraka

Sondazh

Poll